LAJM I FUNDIT/ E përplasi makina, humb jetën në spital drejtuesi i biçikletës

Jugulajm.net
0 Min Read

Ka ndërruar jetë 79-vjeçari i aksidentuar këtë të premte në qendër të qytetit të Korçës.

Kujtojmë se i moshuari u përplas nga një mjet rreth orës 16:15, në bulevard “Republika”.

Me drejtuesen e automjetit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article