Prej dites se sotme Inspektoriati Rajonal Shteteror Shendetesor ne Gjirokaster ka drejtuese te re.
Nie Karabina me profesion juriste, ka marre persiper te drejtoje kete institucion, fill pas largimit te Edi Sinojmerit dhe emerinit te tij ne krye te NJVKSH.
Emerimi i zonjes Karabina ne kete post vjen ne nje kohe, kur ISHSH po perballet me sfida te medha, nderkohe qe ne Gjirokaster duhani pihet lirshem neper bare dhe restorante pa respektuar ligjin.
Ndersa inspektoret e ISHSH me shume i shikon xhiro verdalle ne qytet sesa te inspektojne shkeljet qe jane te perditshme dhe te evidentueshme.
Vakumi i periudhes kohore tranzitore pas ikjes se Sinojmerit nga ISHSH krijoi probleme ne mos respektimin e ligjit e kesisoj, ndaj emerimi i Karabines ne kete post ka rendesi te madhe jo vetem per eksperiencen e saj institucionale, por edhe vendosmerise, seriozitetin dhe korrektesen ne pune, qe e karakterizon Nie Karabinen.
Me pare zonja Karabina ka ushtruar detyren e drejtoreshes se Zyres se Burimeve Njerezore ne Bashkine e Gjirokastres.