Greqi/ Prangoset shqiptari 41-vjeçar, pronar i një plantacioni me kanabis

Jugulajm.net
1 Min Read

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi dyshohet se është pronar i një plantacioni me kanabis.

Sipas informacioneve të policisë, bëhet fjalë për një 41-vjeçar shqiptar i cili kultivoi mbi 700 rrënjë hashash në një zonë malore të komunës Kantanou-Selinou një vit më parë.

Plantacioni i hashashit u zbulua më 16 shtator 2022, ku policia shkuli pemët dhe i konfiskoi.

Ndaj 41-vjeçarit është ngritur një rast për kultivim droge dhe tashmë ndodhet përballë policisë.

Share This Article