Kompania “Meta” ka vendosur të ndërpresë aplikacionin Messenger Lite të destinuar për pajisjet që përdorin sistemin operativ Android.

Messenger Lite u shfaq si një mënyrë “më e lehtë” për të komunikuar në platformën Messenger, por që nga 18 shtatori, përdoruesit nuk do të mund ta përdorin më atë.

Kur të hapet aplikacioni, do të shfaqet një udhëzim për të kaluar në aplikacionin kryesor të Messenger dhe tashmë Lite nuk mund të shkarkohet nga Google Play dhe mund ta kenë vetëm ata që e kanë shkarkuar më parë.

Meta konfirmoi edhe mbylljen e aplikacionit.

Duke filluar nga 21 gushti, njerëzit që përdorin Messenger Lite në Android do të ridrejtohen në Messenger ose FB Lite për të dërguar dhe marrë mesazhe”, tha një zëdhënës i kompanisë.

Njoftimi për mbylljen e aplikacionit Messenger Lite vjen në një kohë të një ndryshimi tjetër të madh në Messenger për Android.

Në fillim të këtij muaji, Meta njoftoi se që nga 28 shtatori, Messenger nuk do të mund të përdoret më si një aplikacion standard SMS në Android.