Policia Rrugore e Gjirokastrës, e pranishme 24/7, në akset që të çojnë në pikat turistike të qarkut, në ato urbane dhe në ato rurale.
Gjithashtu, kontrolle të shtuara, me pajisje bashkëkohore logjistike, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë sezonit turistik.
Gjatë 2 javëve të fundit, ✅janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues automjeti, ✅janë proceduar në gjendje të lirë 14 të tjerë, si dhe ✅janë pezulluar 2 leje drejtimi, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Si rezultat i monitorimit të të gjitha akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:
•Janë ndëshkuar 481 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
•Janë ndëshkuar 49 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•Janë ndëshkuar 718 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Policia Rrugore e Gjirokastrës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.