Vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në ultësirën Perëndimore përgjatë gjithë 24-orëshit.
Ndërsa në zonat malore vranësirat herë pas here do të pësojë zhvillime duke gjeneruar reshje të izoluara shiu.
Pritet që më të dukshme reshje të jenë në orët e pasdites në zonat verilindore dhe juglindore. Ndërsa orët e natës vonë sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit edhe në zonat malore duke larguar reshjet.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen me 2 gradë celsius në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 34°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.