Një inspektor policie është gjobitur pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit.
Ky vendim është marrë pasi inspektorit iu publikua videoja ku shkelte rregullat me makinën e policisë.
Në videon e postuar në rrjet shfaqet një automjet policie duke kryer manovra të rrezikshme dhe parakalime të gabuara në rrugë. Inspektori i policisë me inicialet A.B., që ka kryer këtë shkelje, është gjobitur me 3 mijë lekë të reja.
Gjithashtu policia bën me dije se ka nisur një hetim në lidhje me inspektorin, për shkelje të lehtë të detyrës.
“Menjëherë pas publikimit të kësaj video-je, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij automjeti, punonjësin e Policisë inspektor A. B., me masën administrative maksimale për shkeljen e kryer (3000 lekë të rinj), bazuar në pikën 15, të paragrafit të 2-të, të nenit 146 të Kodit Rrugor.
Drejtuesi i automjetit, inspektor A. B. ka bërë shlyerjen e menjëhershme të masës administrative.
Gjithashtu, për punonjësin e Policisë inspektor A. B. ka nisur hetimi administrativ, për shkelje të lehtë”, njofton policia.