Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në afërsi të fshatit Udenisht në Pogradec.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku 5 persona kanë ngelur të plagosur, 3 prej tyre fëmijë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se njëri nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt kryeqytetit për mjekim për të specializuar.

Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë brenda pak orëve në juglindje, ku pak më parë një tjetër aksident ndodhur në rrugën nacionale Korçë-Pogradec, me 7 të plagosur.