Ky është momenti kur policia greke plagosi me armë 38-vjeçarin shqiptar Elton Zoto. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës në lagjen Colonos të Athinës.

Shqiptari kishte tentuar grabitjen e filialit të një banke, por njëri nga punonjësit aktivizoi alarmin dhe nuk vonoi mbërritja e një patrulle policie.

38-vjeçari tentoi të largohej, por në ndjekje të tij u vunë forcat e rendit.

Siç duket edhe në pamje një moment ai ka tentuar të sulmojë njërin prej policëve, por ai e ka qëlluar me 2 plumba duke e shtrirë në tokë.

Më pas efektivët e tjerë kanë ndërhyrë duke i marrë thikën dhe duke i vënë prangat.

I plagosur në bark, shqiptari është dërguar në një prej spitalet e Athinës ku i është komunikuar edhe masa e arrestit.

Sipas mediave greke Elton Zoto njihet si përdorues i lëndëve narkotike.