Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Berat.
Aksidenti ndodhi rreth orës orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, ku një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar 75-vjeçarin Asqeri Agalliu, këmbësor.
75-vjeçari u transportua në Spital por nuk i shpëtoi dot plagëve të marra.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.




