Sot rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip “Volksëagen” me drejtuesin me inicialet F. B., ka përplasur një të mitur rreth 7-vjeçe.

Vajza ishte këmbësore në rrugë dhe pas aksidentit u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.