Pas zjarreve, në Greqi ka nisur përhapja e një virusi vdekjeprurës i Nilit Perëndimor, ku sipas Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY) gjatë fundjavës janë shënuar 8 të infektuar dhe 2 viktima. Nga e marta e kaluar deri më sot janë regjistruar 8 raste të reja krahasuar me 3 që janë raportuar shtatë ditët e kaluara.

Sipas raportit të sotëm epidemiologjik të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik (EODY), që nga fillimi i këtij viti, në Greqi janë diagnostikuar gjithsej 11 raste vendase me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor . Prej tyre, 10 kishin manifestime të SNQ, d.m.th. encefalit dhe/ose meningjit dhe/ose paralizë akute flakcide dhe një rast kishte manifestime të lehta.

Shpërndarja gjeografike

Njëmbëdhjetë rastet janë regjistruar në bashkitë e mëposhtme të vendit:

– Dy raste në Bashkinë Nestos

– Dy raste në Bashkinë e Karditës

– Një rast në Bashkinë Muzaki

– Një rast në Bashkinë Palamas

– Një rast në Bashkinë e Larisës

– Një rast në Bashkinë Veria

– Një rast në Bashkinë Pellë

– Një rast në Bashkinë Heraklia.