Paulin Kaçi, një nga të dhunuarit nga familja Nikolla në Hamallaj, në një intervistë për Neës24, ka zbuluar detaje të reja rreth konfliktit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi.
Në lidhje me shkakun e sherrit, ai tha se ka qenë një rrugë, për të cilën të dyja familjet kanë qenë në Prokurori. Më tej tha se Martin Nikolli qëlloi 4-5 herë me armë zjarri, por fatmirësisht nuk u plagos njeri dhe se janë dhunuar me shkopinj bejsbolli.
Babai im ishte duke ardhur nga rruga dhe i kanë thënë pse sheh nga shtëpia ime dhe i kanë dalë përpara. Për ta gjuajtur. Kamë dalë të gjithë si vëllezër për t’u zënë me babën. Më vonë kemi dale në. Ata filluan të gjuanin 4-5 herë me armë zjarri por falë zotit nuk na zunë plumbat. Martin Nikolli erdhi për të na vrarë se është shoferi i Lindita Nikollës. Janë të fortë. Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, pasi është ngjitur me shtëpinë. Duan të bëjnë të fortin e të mos shohin as majtas e as djathtas. Janë dikush tani. Kanë pushtet. Vetëm ne kemi konflikte me ta në lagje. Sa herë që kalojnë para oborrit të shtëpisë sime, më ofendojnë babën, nanën, kunatën dhe këdo. Këtë gjë unë nuk e pranoj. U kemi çuar dhe pleqtë e lagjes, si zakoni, dhe sërish nuk është bërë gjë. Na ka qëlluar 5-6 herë se punon me Linditën dhe bën si i fortë me zor”, u shpreh Paulin Kaçi.