Arrestohet një ish-polic i Lezhës dhe shpallet në kërkim një tjetër. Urdhër-arrest u lëshua dhe për një tjetër ish-efektiv dhe një 30-vjeçar.
Njoftimi i policise:
Pas një hetimi 2-vjeçar, me metoda speciale hetimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në funksion të procedimit për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 4 persona:
– Serxhio Xhamalloti, 27 vjeç, ish-punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”;
– Klisman Nikolli, 28 vjeç ish-punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”;
– Klajdi Luka, 28 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim të bimëve narkotike”;
– Eduart Çarku, 30 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim të bimëve narkotike”.
Nga operacioni i zhvilluar për ekzekutimin e masave të sigurisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i ish-punonjësit të policisë Serxhio Xhamalloti dhe shtetasit Klajdi Luka.
Ndërsa u shpallën në kërkim ish-punonjësi i policisë Klisman Nikolli dhe shtetasi Eduart Çarku.