Ndërsa në Kuvend kërkohet prania e tij për interpelancë nga opozita, duket se kryeministri Rama po u bën karshillëk atyre nga Dhërmiu.
Më herët opozita e akuzoi se ai pop bënte plazh në Dhërmi, ndërsa Rama ka publikuar një video pak minuta më parë bashkë me ministren Balluku, duke udhëtuar me një makinë me të.
Ai shkruan se akset e reja Orikum – Dukat dhe Palasë – Dhërmi do të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve, në këtë periudhë fluksesh të larta të lëvizjes së automjeteve.