Një telefon i gjetur brenda shtëpisë së bashkëshortes gjatë kontrollit zbuloi bisedat e një dekade më parë mes Arben Ahmetajt dhe Klodian Zotos dhe të tjerëve, që janë pjesë e aferës së inceneratorëve duke dëshmuar se lidhjet e tyre ishin të hershme.

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci shpjegoi se përse ish zv/ kryeministri Arben Ahmetaj nuk e hodhi telefonin blackberry, që në momentin që u hap nga hetuesit nxori gjithçka.

Blackberry është një simbolikë shumë e bukur nga pikëpamja kriminologjike, të gjesh një blackberry të vitit 2012, tregon që personi që e le ka një arrogancë të theksuar karshi ligjit.

Do të thotë se nuk të ndodh asgjë se jam i mbrojtur, se ndihet i paprekshëm, nuk do t’ia dijë. Ky është krahasuar me një nga…një trafikant i rëndomtë që kishte ndërruar 200 aparate dhe 2 mijë numra telefoni.

Ky kishte frikë nga ligji, por të mbash blackbarry që nga 2012 të mbushur plot me bomba, ta mbash në banesë, do të thotë vetëm arrogancë karshi ligjit” tha ai.