Këngëtarja Enca është përballur me komente raciste pasi bëri publike lidhje me partnerin e saj, Mickey Neblett.
“E paske lanë shumë në diell e paske djeg krejt fute pak në hije”, shkroi një komentues në videon e publikua nga i dashuri i saj në rrjetin social.
Enca iu është përgjigjur duke u kërkuar fansave që të shpërndajnë më pak komente dhe të falin më shumë dashuri.
Në një postim në Instagram, ajo shkruan: “Pse i bardhë, pse i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër, Më pak urrejtje, më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është më e bukur kur jeton për veten”.