Policia Rrugore Gjirokastër
Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë sezonit turistik.
Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.
Gjatë dy javëve të fundit, është arrestuar në flagrancë 1 drejtues automjeti dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt.
Gjithashtu, është pezulluar 1 leje drejtimi. Si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:
•Janë ndëshkuar 337 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
•Janë ndëshkuar 67 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•Janë ndëshkuar 556 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore. Policia Rrugore e Gjirokastrës do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit tuaj.