Një shqiptar ka humbur jeten në Itali.

Një aksident tragjik i ka marrë jetën 29-vjeçarit Xhulio Marleci.

Sipas medieve italiane aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:30 në Modena.

Xhulio po drejtonte makinën e tij tip “Volkswagen Polo” kur humbi kontrollin dhe goditi disa kosha plehrash në anën tjetër të rrugë.

Makina shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie. Pavarësisht ndihmës së shpejt i riu humbi jeten.