Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotëm në Tiranë.
Në pamjet e siguruara shihet automjeti i cili ka marrë flakë dhe zona është mbuluar nga tymi i zi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ku ende nuk dihet nëse brenda automjetit ka pasur persona.
Ende nuk ka njoftim zyrtar nga ana e policisë së Shtetit.