VIDEO/ Zjarr masiv, flakët përfshijnë fushën e plehrave të qytetit të Vlorës

Jugulajm.net
1 Min Read

Një zjarr masiv ka përfshirë ditën e sotme vend hedhjen e mbeturinave në qytetin e Vlorës.

Flakët janë përhapur në gjithë zonën, ndërsa ende nuk dihet se cili është shkaku i rënies së zjarrit.

Siç shihet edhe nga pamjet, nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme toke.

Tymi ka mbërritur dhe në qytetin e Vlorës.

Dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme.

Kjo nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga flakët.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur