35-vjeçari gjirokastrit Marsel Kasi, ka humbur jetën në një aksident tragjik mesditën e sotme në Sarandë.
Kasi ka qenë duke lëvizur me motomjetin e tij kur për motive ende të paqarta ka humbur drejtimin dhe është përplasur me një mjet tip “Ford”.
Si pasojë, ka humbur jetën 35-vjeçari Kasi, ndërsa drejtuesi i automjetit tip “Ford” është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Marsel Kasi ishte i apasionuar pas motorave dhe hiking, gjithashtu shpeshherë eksploronte zonat malore të jugut të vendit dhe jo vetëm.
Njoftimi i policise:
Sot, rreth orës 14:30, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, shtetasi Marsel Kasi rreth 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin Taulant Bita 45 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Marsel Kasi drejtuesi i automjetit tip “Ford” shtetasi Taulant Bita është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.