Procedohet gjirokastriti 23 vjeçar, u kap me sasi të vogël kokaine

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. H., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëme Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article