Një trup i pajetë është gjetur në lumin Shkumbin në afërsi të fshatit Papër në Elbasan. Dyshohet se trupi i pajetë i përket 46-vjeçarit Blerim Preçi.

Katër ditë pas zhdukjes, polumbarët e forcave elitë RENEA kanë gjetur trupin e pajetë të 46-vjeçarit që u denoncua i humnur nga familjarët.

Prej të enjtes së 22 qershorit blutë nisën kërkimet në ujërat e lumit “Shkumbin”, pas denoncimit në polici të vëllait të tij.

Ditën e humbjes së kontakteve me familjes, Blerim Preçi kishte qenë duke punuar një sipërfaqe toke që e kishte buzë lumit, dhe gjatë denoncimit vëllai i tha Policisë së Elbasanit se kishte dyshime se mund ta ketë marrë rrjedha e ujit pas kthimit për në banesë, në mënyrë aksidentale.

Me marrjen e njoftimit, policia u ndihmua nga RENEA dhe gjetja e trupit u bë këtë të hënë, në shtratin e lumit “Shkumbin”.