Anëtarë të MEK janë takuar mëngjesin e sotëm në orën 08:00 me drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku, ku ky i fundit iu dha vendimin e gjykatës për të ushtruar kontrollet brenda kampit.
Nga ana tjetër bëjmë me dije se Policia e Shtetit zbarkoi sot në orën 4 e 30 të mëngjesit në ambientet e kampit Ashraf në Manzë, atje ku strehohen muxhahedinët.
Aksioni në fjalë është bërë me urdhër të SPAK, në kuadër të një aksioni si përgjigje kundër sulmeve kibernetike.
Nga pamjet e transmetuar në media shihet se policia ‘blindoi’ të gjithë zonën, ndërsa pas aksioneve në godinat e këtij kampi, ku u ushtruan kontrolle, policia ka hasur në rezistencën e banorëve. Ndërkohë, a
Nga ana tjetër mësohet se janë plagosur dhjetëra persona teksa një tjetër ka humbur jetën.