Autoritetet greke kanë arritur të shkatërrojnë një tjetër rrjet prostitucioni ku një prej kokave të bandës është edhe një shtetas shqiptar.
Sipas mediave greke rrjeti i prostitucionit drejtohej nga një shqiptar dhe një grua 40-vjeçare nga Uzbekistani, e cila është arrestuar.
35-vjeçari shqiptar së bashku me 40-vjeçaren u ofronin punë “të arta” vajzave në Greqi të cilat në mënyrë ilegale futeshin në vend me shpresën për një punë të mirë që e cila nuk ndodhi kurrë.
Vajzat pasi arrinin në vend mbaheshin në kushte çnjerëzore dhe i prostituonin. Rrjeti i trafikut u kap pas tentativës së një gruaje për t’u arratisur nga banda.
Departamenti i Policisë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore ka ushtruar kontroll në dy banesa të organizatës, në rrugën Neophytou Metaxa, ku edhe u gjetën dhe sekuestruan 2600 euro, një celular, një pasaportë si dhe dëftesa bankare, transferta për në Uzbekistan dhe nga Uzbekistani.
Ndaj 40-vjeçares dhe bashkëpunëtorëve të saj u ngrit një dosje për Organizatë Kriminale, Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Shkeljen e Kodit të Emigracionit dhe Integrimit Social.