Një turiste franceze ka denoncuar një të ri në Tiranë, se e ka ngacmuar seksualisht dhe më pas i ka vjedhur varësen. I riu është vënë në pranga, ndërsa i është gjetur edhe varësja e vjedhur.

Behet me dije se turistja kishte ardhur me të dashurin shqiptar nga Franca.

Mbrëmjen kur është sulmuar dhe grabitur, kanë qenë në zonën e ish-bllokut, në një klub.

Atë mbrëmje janë njohur me dy shqiptarë, të cilët u kanë thënë se mund t’i shoqëronin për në banesën që kishin marrë me qira.

Gjatë rrugës, njëri prej tyre i ka marrë varësen me dhunë dhe ka tentuar që ta puthte.