Një tubim proteste është zhvilluar pasditen e ditës së sotme jashtë ambasadës shqiptare në Athinë në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
Një thirrje lidhur me këtë është bërë edhe nga Unioni i Himariotëve ku janë shprehur se “Demokracia nuk burgoset”.
“Zgjedhjet fitohen në qendrat e votimit dhe jo në burgje”, një tjetër slogan.
Të hënën u mblodh Gjykata Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe vendosi zgjatjen e masës së paraburgimit për kryebashkiakun e ri të Himarës dhe bashkëpunëtorin e tij, Panteli Kokaveshi.
Prokurorja kundër korrupsionit vendosi të ngrejë akuza për “korrupsion aktiv në zgjedhje” ndaj dy personave.