Masat ajrore të paqëndrushme që kanë përfshirë vendin tonë prej disa ditësh, do të vijojnë të sjellin vranësira të shpeshta dhe prezencë të lartë të lagështirës në ajër.

Pritet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime, kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës duke sjellë në vendin tonë dhe reshje të pakta shiu.

Shirat më të dukshme do të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Ndërsa në pjesën më të madhe të ultësirës perëndimore do të jenë momente me pika shiu.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.