Taulanti, djali i Besnikut i cili është sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga babai i tij, nis të rrëfejë anën e vet të historisë. Më herët, ndërsa hyri në studion e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, 27-vjeçari u shpreh se njohja e tij me ish-partneren me të cilën ka një vajzë ka ndodhur për shkak të Besnikut. Sot ai këtë ia ngarkon si faj babait të tij.
Taulant: Babai ka qenë ndërmjetës, jam njohur me anë të babait, më thotë njoh një vajzë të mirë, ne e besuam dhe babai e kishte studiuar dhe ramë dakord.
Besnik: Çfarë pranove ti?
Taulant: Pranova që mora gruan që më dhe ti, që më njohe ti.
Besnik: Ore! Nuk ke turp ti? Këtë thua ti?
Taulant: Epo ça të them unë? Ku e gjeta unë, nga qielli e gjeta?
Besnik: Po mirë,unë e gjeta se “o ba, o ba, shiko se mos gjen ndonjë njeri andej”. Kjo ishte dobësia jote.
Taulant: Ore dëgjo një çikë dëgjo, kjo nuk ishte dobësia ime!
Besnik: Si më vjen këtu ore nuk ke turp!
Taulant: Kur më more në telefon që isha në Sarandë, the këtu, këtu, “kam njohur një vajzë të mirë mos ta humbasim si rast” dhe unë erdha, biseduam bashkë familjarisht dhe u morëm vesh.
Besnik: Po. Ishte e mirë?
Taulant: Shumë e mirë ishte.
Besnik: Po ku e ke meqë ishte shumë e mirë?
Taulant: Epo tani ça të bëj unë tani, në mendjen e asaj jam unë?
Besnik: Ore unë pelën ta prura me një copë kapistër dhe të dija burrë, edhe ti do i vije fre dhe ti i hoqe dhe atë kapistrën fare!
Taulant: Ça freri po flet ore?
Besnik: Ça freri po flas unë? T’i vësh frerin e satëme!