Mbrëmë pas Prime-it, banorët shijuan një atmosferë me muzikë.
Efi pas disa gotave u deh dhe pati momente pajtimi me Luizin.
Ajo i tha ndër të tjera se e ka shumë xhan dhe se i uron fitoren më 6 Maj.
Kurse Luizi u kujdes për të, pasi Efi nuk ishte në gjendje të mirë nga pija.
“Të kam dashur vërtetë”- tha në një moment Efi.
Siç duket Efi tha në një moment pije atë që ndjente për Luizin.
Ajo tentoi ta puthë, por Luizi e largon me lezet e me kujdes se e dinte se Kiara po e ndiqte live!
Luizi i ka dhënë zemrën Kiarës, ndaj nuk ka vend për “dy zemra”.