Ditën e djeshme është hapur nga Kiara një ‘Instagram’ me emrin e Luizit, teksa moderatorja ka treguar që ky është i vetmi ‘Instagram’ zyrtar.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare, Sokoli iu është drejtuar të gjithë fansave të mos gënjehen nga adresa të hapaura nga ana e personave të tjerë, teksa i këshillon ata që të presin derisa Luizi të dal ngë BBV dhe të merret vetë me llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale.

Ju lutemi fansave të vërtetë të Luizit që të MOS BËJNË FOLLOW asnjë instagram që është hapur në emër të Luizit pavarësisht se nga kush hapen ato instagrame!

Ata që hapin Instagram në emër të Luizit nuk janë dashamirës të tij.

Ju lutemi duroni edhe një javë sa të dalë Luizi që t’a lëmë atë të marrë vetë vendimet për instagramin e tij personal.

Qëllimi ynë nuk është të dëmtojmë askënd, i vetmi qëllim i yni është që të mbrojmë të drejtat e Luizit në lidhje me instagramin e tij.

Ju faleminderit për mirëkuptimin e mbështetjen tuaj!