Prangoset 31 vjeçari, procedohet vellai i tij nga Luzati, kanosën dhe tentuan t’i djegin makinat 31 vjeçares

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin B. Q., 32 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasja L. G., 31 vjeçe, se për motive të dobëta, është kanosur nga shtetasi B. Q., dhe se shtetasi K. Q. ka tentuar të djegë 2 automjete në pronësi të saj.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për verifikimin e këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur