Është liruar ish-kryebashkiaku socialist i Vlorës, Agim Kajmaku, i cili u kap me 20 kg kokainë së bashku me nipin e tij në Itali në maj të 2022.
Kajmaku u arrestua gjatë një operacioni anti-drogë, ndërsa tanimë është lënë i lirë pasi ka marrë pafajësinë së bashku me nipin e tij nga Gjykata e Fermos. Ata që në fillim kanë mohuar faktin se janë të përfshirë me kokainën e gjetur në biznesin e tyre në Itali.
Kujtojmë që Kajmaku u ndalua në maj të vitit 2022 nga policia italiane, pasi së bashku me nipin, iu gjetën rreth 20 kilogramë kokainë e fshehur në vazo me lule. Ndaj Kajmakut ka pasur një tjetër proces penal në Shqipëri.
Ai arrestua në 6 maj të vitit 2020, pasi Prokuroria e Tiranës e kishte shpallur në kërkim prej muajit nëntor 2019 për “shërdorim detyre”, “falsifikim të formularëve”, si dhe një akuzë të tretë për “kryerje të funksionit pas dhënies fund të tij”. Por, gjykata e liroi pas dy ditësh duke përdorur si argument ndër të tjera edhe gjendjen e tij shëndetësore dhe caktoi masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje”.