Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Kuç.
Shtetasi K. H., rreth 70 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë.
Si pasoje e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.