Një ndërtesë 6-katëshe, e dëmtuar nga tërmeti i 6 shkurtit, është shembur papritur në qytezën e Kilis në Turqi, duke rrezikuar jetën e disa personave, të cilët ishin aty pranë.
Gjithçka është kapur nga kamerat e celularëve të qytetarëve aty pranë, ndërsa ekipet e mbërritura në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet dhe verifikimet nëse ka pasur ndonjë person brenda në momentin e shembjes.
Mes të pranishmëve në atë moment pati një panik të madh, ndërsa në momentin e shembjes së pallatit, u dëgjua një zhurmë e madhe dhe vendi u mbulua nga tymi e pluhuri.
Kujtojmë se dy tërmete të fuqishme goditën Turqinë Juglindore dhe Sirinë, duke shkaktuar mbi 50 mijë viktima dhe mijëra të tjerë të plagosur. Ndërkohë, numri i të pastrehëve ka shkuar në miliona.
Kujtojmë se dy tërmete të fuqishme goditën Turqinë Juglindore dhe Sirinë, duke shkaktuar mbi 50 mijë viktima dhe mijëra të tjerë të plagosur. Ndërkohë, numri i të pastrehëve ka shkuar në miliona.