Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Agios Panteleimonas të Greqisë, ku një grua shqiptare ka tentuar të djegë të gjallë bashkëshortin e saj.
Mediat greke shkruajnë se çifti nga Shqipëria patën një debat të ashpër në banesën e tyre. Në një moment situata ka dalë nga kontrolli dhe gruaja 42-vjeçare ka hedhur lëndë djegëse (nefti, një produkt i naftës, i përdorur si një tretës organik i zakonshëm në bojë), mbi burrin e saj, 47 vjeçar dhe ika vënë flakën.
47-vjeçari është dërguar me djegie të rënda në spitalin “Gennimatas”, ndërsa bashkëshortja e tij është arrestuar.
Gruaja ka mohuar që t’i ketë vënë flakën bashkëshortit të saj, duke thënë se ai ka tentuar të vetëvritet, deklaratë kjo që nuk është besuar nga policia greke.