Radhe te gjata jane shenuar mesditen e sotme ne Piken Kufitare te Kakavijes.

Ne te dyja anet e kufirit vijon fluksi i udhtareve te cilet deshirojne te kthehen ne Shqiperi per te festuar Pashken Ortodokse dhe te tjere qe duan te ikin ne shtetin grek.

Ata pohojne se kane qendruar me ore ne pritje per shkak te sporteleve te pakta qe kane qene ne dispozicion nga pala greke.

Pala shqiptare ka punuar me 2 sportele ne ardhje dhe ne vajtje e njejta gje edhe per palen greke.

Kjo situate perseritet sa here qe afrojne festat ne kete pike kufitare.

Sipas te dhenave nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit, gjate 24 oreve te fundit ka patur nje fluks prej rreth 5000 personash ne hyrje te Shqiperise dhe 4000 ne dalje.