LAJM I FUNDIT/ Prangoset 19 vjeçari, goditi me thikë 17-vjeçarin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 19 vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë gjatë një konflikti të çastit një 17 vjeçar.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë. Ky shtetas gjatë një konflikti, ka plagosur me thikë një 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/ Dëmtoi me thikë, një 17-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 19-vjeçari, autori i dyshuar.

Më datë 11.04.2023, në lagjen nr. 10, Korçë, shtetasi M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit M. B., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article