Një sherr me thika është regjistruar në qendër të Shkodrës.
Mësohet se janë tre të plagosur.
Sipas informacioneve të para njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit.
Dy të tjerët kanë marrë plagë më të lehta sipas bluzave të bardha.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa po merren në pyetje dhe dy të plagosurit.
Njoftimi i policise:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij.
Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.