Nje shtetas shqiptar 30 vjeç, banues në Përmet i identifikuar me emrin Paulin Peci, eshte ekstraduar nga Greqia per ne vendin tone me arsyen se akuzohet per vjedhje me dhune.
Njoftimi i policise:
Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, u ekstradua nga Greqia drejt vendit tonë shtetasi Paulin Peci, 30 vjeç banues në Përmet.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.