Një makine, e cila ishte e parkuar, iu vu zjarri orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur “Ura e fajancës” në Korçë.
Pronari i mjetit është Klodian Cacani, ndërsa zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë rezulton se një person, ka hedhur lënë djegëse mbi mjet dhe më pas i ka vënë zjarrin. Sakaq, autori i dyshuar ka marrë dëmtime gjatë vendosjes së zjarrit. Pavarësisht lëndimeve që pësoi, autori i dyshuar nuk është paraqitur të kërkojë ndihmë mjekësore.
Pronari i mjetit në deklaratën e tij në polici është shpehur se nuk ka konflikt me asnjë dhe nuk e di se kush mund t’ia ketë bërë këtë veprim.
“Në datë 06.04.2023, rreth orës 01:10, pranë vendit të quajtur “Ura e fajancës”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. C., banues në Korçë, i cili ishte i parkuar.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njoftoi policia për ngjarjen.