Deputeti i PD-së per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu, në një intervistë për RTV Ora deklaroi se Partia Demokratike do të paraqitet në zgjedhjet e 14 majit me 61 kandidatë për secilën bashki.
Situatën politike të PD-së ai e konsiderojë si një vulë që iu var në qafë dikujt nga Rama.
“PD do të përfaqësohet nga 61 kandidatë për kryetar bashkie në të gjitha bashkitë. Në Gjirokastër janë 7 kandidatë që janë paraqitur në të 7 bashkitë. Kështu do të jetë në të gjtihë Shqipërinë. Ne po merremi tashm me organizimin proceset zgjedhore dhe po ecet drejt një suksesi që mendoj do të jetë i spikatur në 14 maj nga PD-ja.
Partia nuk është një vulë që i varet në qafë dikujt, aq më tepër një njeriu që ka për mision përçarjen e PD-së, opozitës demokratike dhe është një patericë e Edi Ramës. PD-ja është shumë më e gjerë, janë njerëzit, strukturat, janë idealet. Kjo është PD. Nuk mund të tjetërsohet nga që Rama i vari në qafë vulën patericës së tij.
Për mua ishte e pritshme kjo. Nuk kam pasur ndonjë iluzion me këtë, as për vendimin që do merrte Gjykata e drejtuar nga Rama, apo pjesët e KQZ të drejtuar nag Rama që do të përdori atë person në mënyrë kaq të keqpërdorur,” tha Shehu.