Kandidati i koalicionit BASHKE FITOJME per Bashkine e Memaliajt Albert Malaj, ka denoncuar nje skandal te madh persa i perket nje prej tenderave abuzive te realizuar nga Bashkia Memaliaj.
Investimet realizohen ne terren nga punëtorët e Bashkisë, me materialet e Bashkisë, me mjetet e Bashkisë, siç dhe shihen qartë në foto. Ndersa Bashkia Memaliaj në krahun tjetër e tenderon sikur janë kryer nga Firma private Avduli shpk me shumën 22 milion lekë per sistemimin e rrugëve ne fshatin Krahës.
Kandidati Albert Malaj i koalicionit BASHKE FITOJME, po përgatit kallëzim Penal për Drejtuesit e Bashkisë per kete abuzim.
Në 14 Maj Bashkia u kthehet qytetarëve dhe çdo qindarkë nga taksat e tyre do të shpenzohet në transparencë-ka thene Malaj.