Dy vëllezër shqiptarë, 29 dhe 34 vjeç, janë arrestuar nga policia greke me akuzën për trafik droge.
Arrestimi u bë gjatë një operacioni të Prokurorisë së Narkotikëve pranë Drejtorisë së Sigurimit të Atikës, pasi siç raportojnë mediat greke, dy vëllezërve shqiptarë iu sekuestruan 10 kilogramë heroinë, shkruan Euronews Albania, transmeton Klanksova.tv.
Droga trafikohej në taksinë që drejtohej nga 34-vjeçari.
Gjithashtu janë konfiskuar tri automjete, 190 euro, katër celularë, 15 pako najloni me heroinë me një peshë 7762 gram si edhe pajisje elektronike ripaketim.
Dy të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente.