Një e moshuar është lënduar nga zjarri në qendrën e të moshuarve në Kavajë. Pa dhënë shumë detaje, Policia njofton se e moshuara është lënduar lehtë, ndërsa zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse. Aktualisht po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar.
Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër.
Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.