Shtabi i Emergjencave në raportin zyrtar për motin thekson se reshjet e shiut nuk kanë krijuar problematika serioze në vend.
Niveli i ujit në rezervuare është në kuota normale. Gjatë natës rreth orës 01.30 ka pasur një bllokim të segmentit rrugor në vendin e quajtur Gryka e Këlcyrës, ndërsa me ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës gjendja u normalizua.
Njoftimi i plotë:
Nga komunikimi me strukturat vendore të MC të bashkive rreshjet e shiut nuk kanë krijuar problematika serioze në komunitet dhe infrastrukturë.
Territori i qarkut është përfshirë nga reshje me intesitet mesatar dhe me intervale intesive të shoqëruara me erëra të forta
Niveli i ujërave: Prurjet e lumit Vjosa dhe Drino si dhe përrenjtë kryesor janë brenda shtratit të tyre. Niveli i ujit në hidrometrin e lumit Vjosa në urën e Përmetit 4.3 m kurse në urën e Memaliajt është 5 metër.
Niveli i ujit në rezervuare është në kuota normale.
Infrastruktura rrugore:Ka patur një bllokim të segmentit rrugor në vendin e quajtur Gryka e Këlcyrës, bashkia Këlcyrë për shkak të rrëzimit të pemëve në orën 01.30.
Me ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Këlcyrë gjendja u normalizua. Rrugët rajonale dhe rurale janë në normalitet.