Prokuroria e Posaçme ka ngritur sot akuzën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, gati 15 vite pas tragjedisë së Gërdecit.

SPAK ka përfunduar hetimet gati një vjeçare për tragjedinë me 26 viktima uzinën e demontimit të municioneve në fshatin Gërdec, duke akuzuar ish-ministrin e Mbrojtjes për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Mediu është paraqitur në SPAK sot në orën 14:00 me dy avokatët e tij, Ardian Visha dhe Henrik Ligori, ku edhe i është komunikuar akuza.