Paraditja e ditës së sotme do të karakterizohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin.

Ndërsa gjatë mesditës dhe në vijim parashikohet që vranësirat të shtohen në vendin tonë, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore pritet të ketë në zonat malore verilindore dhe juglindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi jugor do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.