Një person ka mbërritur në Spitalin e Sarandës, i plagosur me armë zjarri.
Sipas policisë, 59-vjeçari dyshohet se është vetëplagosur.
Njoftimi i policisë:
Delvinë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:30, është paraqitur në Spitalin e Sarandës, për ndihmë mjekësore shtetasi M. H., 59 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në banesën e tij, në fshatin Bamatat, Delvinë.